E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Përkujtim: në njëvjetorin e vdekjes së mësuesit, pedagogut e krijuesit tropojanë, Haki Zllami

Nga: Tahir Bezhani

Haki Zllami, profilizim i jetës arsimore në trevën e Tropojës e jo vetëm.

NJERIU QE KUJTOHET GJITHMONË ME KRENARI

Me 27.korrik,2022  mbushet një vit pa mësuesin, drejtorin e titullarin e lartë të Arsimit e Kulturës në krahinën e Tropojës, pa  poetin, publicistin, kritikun e letrave shqipe, njeriun i cili gjatë gjithë jetës së tij, iu  përkushtua edukimit të brezave në Tropojë e jo vetëm. Haki Zllami   në maje të gjuhës mbante gjithmonë fjalën e ëmbël, urtësinë e zemrës dhe mendjes, si virtyt dhe vlerë njerëzore.

Haki Zllamin e njoha vonë, për të mos e harruar kurrë, urtakun e qytetit të Bajram Currit, poetin e krijuesin e spikatur. U njohëmpërmes përurimeve të librave në dy qytetet tona, Gjakovës e Bajram Currit, pasi vendosem urat e bashkëpunimit  nëfillimvitet e pasluftës. Pastaj udhëtuam së  bashku kudo,   gjithandej trojeve tona, të gjeografisë shqiptare.

Gjithmonë  Haki Zllami ishte ajo kështjella ku strehoheshim të gjithë për të mësuar fjalën e bukur, të ëmbël,  plot vlerakuptimplote. Falë kulturës së gjerë, dijës dhe afinitetit të lartë njerëzorë, jo vetëm se u shoqëruam, por edhe u mishëruam, u bëmë miq të pandarë,  miq familjarë, ku jeta  përditë dëshmonte thesarin e kohës. Miqësia jonë reflektonte kudo: në shkolla kur mbaheshin orë letrare, në qytet, rrugë, kafene. Ishte një figurë të cilën e kërkonte syri dhe mendja njerëzore, sepse tek ai gjendejmiqësia e devotshëm.

Fotokujtim me mikun e paharruar,  Haki Zllami

Viteve të fundit Haki Zllamin e kam quajtur “Urtaku i Bajram Currit”. Një epitet i tillë i binte përshtat atij burri me të gjitha tiparet e skalitura në madhështinë e tij. Pos urtësisë si gjenerator i mençurisë, Haki Zllami kishte edhe autoritetin kudo, jo vetëm në Bajram Curri, por edhe në Gjakovë e gjetiu.

I brumosur mirë me epitete të etikës personale, me  karakter të fortë, të pathyeshëm, plot sharmë jete, neve, miqve të tij, do na mbetët sot e gjithë jetën, në mbamendje, në epiqendrën e kujtesës sonë, ndër miqtë  më të mirë, të dashur dhe të paharruar kurrë.

Krijimtaria e tij letrare e gjithanshme, e kudogjendur, në bibliotekat tona, ato shkollore e universitare, do jenë pasuri e pazëvendsuar në duart e gjeneratave të reja.

Njeriu kurrë nuk mund ta dijë se cila është përshëndetja e fundit me mikun. Përherë shpreson në takime të reja. Këto foto, dëshmojnë përshëndetjen e fundit mes miqve, Lulëzim Logu e Tahir Bezhani, me të ndjerin (tani), z. Haki Zllami,në fundprillin e viti 2021 në Bajram Curr.

Haki Zllami, në ndërdijen tonë, do ngelet një përmendore e vlerave të kohës në të cilën tregoi gjithë potencialin e tij intelektual e njerëzor.

Dhimbja dhe krenaria për poetin, krijuesin e mirëfilltë të letrave shqipe, mikun e vlerave universale, do jetë pjesë e pandashme e jetës në vazhdim.

Gjakovë,26.korrik.2022

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë