E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NJË ZË I ËMBËL NGA LARGËSIA – Poezi nga TAHIR BEZHANI

NJË ZË I ËMBËL NGA LARGËSIA

Nga larg ndjej jehun e një kënge

Këndonte pisk mikja ime e vjetër

Ai zë i ëmbël si mjaltë

Shponte qiellin,  shpirtin   tim

Melodi mallëngjyese si në lotim

I dehur mbeta  në gotë të thyer vere

Nga majat e gishtërinjëve pikonte gjak

Diç digjej nga brenda,zjarri nuk  shihej

Ah!… Ofshamët  vijnë  papritur

Zier në avullin e dashurisë së sikletosur

Sikur të ishte  ujë Valbone ai zë,ajo këngë

Do e pija të tërin për shëndet

Ilaç për shpirtin e lënduar

I pa brengë do shkoja në atë jetë…..

MBLEDHËS I GJURMËVE

Në galerinë time  ruaj gjurmë  të kohës

Të heshtura rrinë, flasin me veten e vet

Ruajnë dëshminë  e  errësirës memece

Të jetës së grimcuar zgavrave të natës

Koleksion i bukur

Fijokave të galerisë  sime

Ndarë  në  folie pikllimi

Të gishtërinjve të duarve në një vend

Të këmbëve zbathur në anën tjetër

Të mbathurave veç e veç,tej atyre zbathur

Një sasi  gëzhojash të zbrazura

Kundërmojnë erë baroti

U vjen duhma gjak,në tokë i kam futur

Sytë e  maskuar  kanë ngjyrat e veta

(Natën si të gjarpërit ndriçojnë e ikin)

Gjithë koleksionet e  kohës i  ruaj

Në muzeun e kujtesës

Faktologji  që flet  të vërtetën

Dëshmitarët e gjallë gënjejnë…

Gjakovë, Shtator 2019

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë