Nga Namik Selmani
Gjëja e parë që të befason kur kërkon të shohësh e të përvijosh portretin e Gostivarit është një traditë që ka qenë e vazhdon të jetë në një farë mënyre edhe sot. Një traditë që të kujton edhe shumë shtete evropiane me mirëqënie dhe me kulturë. Në kurbetin që bënin burrat e këtij qyteti, kryesisht në Stamboll, me një ligj të pashkruar sillnin prej andej si gjë të parë llokume Stambolli dhe këna për nuset, vajzat e nënat e qytetit. Duket se këto dhurata përkonin me mentalitetin e vetë gostivarasve duke kërkuar sa më shumë urime për odat ku kishte këngë, qëndisma të bukura, fjalë mentare dhe më tej të zbukuronin nuset që më vonë të mbushnin sa me më shumë fëmijë odat e tij, por edhe të fshatrave që i rrijnë rrotull Gostivarit si kurorë gjelbërore. Edhe toponimi i tij duket se e ka thënë me një mençuri popullore këtë Kod Urimi për të Gosti-var. Gostia është mënyra e Bashkimit e Porta e urimit për sot e për mot. Urimi për lindjen e fëmijës, për martesën, për Festën e të Korrave, për shtëpinë e re të sapondërtuar..Këtij detaji i shtohet këtu edhe një lloj çaji që në Gostivar përdoret shumë e që në kohën e ish Jugosllavisë e që sillej nga Cejloni. Meqë u përdor shumë e u pëlqye një pjesë e këtij çaji dërgohej si dhuratë në Turqi ku kishte dhe ka edhe sot shumë gostivaras. Ky çaj përbën edhe sot një pjesë të jetës shpirtërore të këtij qyteti Tek po flisnim e po shënonim pak histori, toponimi, gjeografi, traditë të Gostivarit, m’u kujtua ai burrë trupshkurtër, Baca Ejup Mahmutaj, regjisor e aktor në Tetovë që drejtonte Javën Kulturore të Tetovës ku ishim të ftuar me Margarita Xhepën, Bruno Shllakun, Mevlan Shanaj etj. Kur kalonim aso kohe në Gostivar në kthim për në Tiranë, e pyeta jo pa kureshtje: “Profesor, përse po vini gjer këtu e më tej për të na përcjellë?” “Çdo shtëpi e shqiptarëve të Maqedonisë është edhe shtëpia ime dhe ne e kemi zakon që i përcjellim miqtë deri te pragu i kësaj shtëpie. “ Kësaj radhe bashke me mikpritjen gostivarase na u desh që të falenderonim edhe Daut Shasivarin dhe Musa Osmanin, emigrant në Zvicër që porsa kishte botuar librin e tij me poezi ”Buka e mërgimit” e që po bënin ritin vëllazëror të përcjelljes. Cicëronë të këtij udhëtimi në Gostivar atë ditë m’u bënë Ferat dhe Bukurie Gashi Iseni. Njerëz me kulturë, me dashuri për qytetin, që dinë si ta dërgojnë edhe më lart traditën e bukur të tij ashtu si dinë të shqetësohen për atë që nuk shkon. Bukurie Gashi është që prej shumë kohësh është një nismëtare dhe një lidere e lëvizjes feministe në këtë qytet e në mbarë trojet shqiptare të Maqedonisë. Nga lartësitë e “Hiltonit” të Gostivarit shihnim qytetin e borëruar Shumë natyrshëm bisdeda shkoi të ata që e kanë punuar për Gostivarin që kanë shpërndarë shkronjat shqipe, por edhe që kanë derdhur gjakun për liri. Në atë çast kujtuam mësues Tajar Isenin që një jetë të tërë punoi për arsimimin e brezave të Gostivarit Një tjetër mësues Mustafa Ismaili që ka ngritur klasën e parë që më 1944 në fshatin Çajle tani është në moshën 93 vjeç dhe ishte vërtet lumturi që ta takoje. Ishte rënduar pak nga shëndeti po shumë libra që na dhanë në duar vajzat e tij na e dhanë edhe më të plotë aktivitetin e tij 40–vjeçar në shërbim të arsimit shqiptar në Gostivar kur ai gati nuk ekzistonte. Në një moment të caktuar qan. Jo nga dhimbja, po nga gëzimi se në shtëpi i kishte ardhur një mik nga Shqipëria. Nëse do të ndodhte kjo vite më parë, ai do të keqtrajtohej, do të burgosej vetë e familjarisht. Në një çast vërtet po kuptonim emocionin e takimit të shqiptarëve brenda dy qyteteve që vetëm për disa orë mund të vizitohen, mund të bashkohen njerëz të profesioneve të ndryshëm. Aq më tepër kur bashkohen edhe dy krahina të kombit tonë si Çamëria dhe Pollogu që është fusha ku shtrihet Gostivari me rrethinat e tij. Në heshtje po i kërkoja vetes për të dërguar sa më mirë deri në fund misionin e shkronjëshpërndarjes së gjuhës shqipe kudo ku të më paraqitej nevoja… …Qante mësues Mustafai kur thoshte se emërimin e parë në atë fshat e kishte marrë dikur nga Shqipëria. Edhe fëmijët , mbesat ishin bërë mësuese. E përgëzoi fort Bukurijen dhe Shirinën (motrën e madhe të Bukurijes) se ishin vajzat e mikut të tij mësues Tahir Hisenit.. Kur po flisja, me të përnnjë moment monologoja me disa vargje që i kisha recituar disa muaj më parë në sallën e këshillit komunal të Komunëë së Çairit në Shkup me rastin e vizitës së punës së Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare: “Anës lumit të Vardarit/do të gdhend me mijëra pena / që të shkruaj me shkronja zjarri/shqipen tonë fjalëbuqeta. Në traditën e vyer të Gostivarit na futet edhe një tjetër risitare. Kësaj radhe ishte një vajzë mësuese e viteve 71 në Gostivar. Quhet Shirina Iseni. Në një përkthim që i bëhet asaj quhet “e mrekullueshme”. Është një nga vajzat e para mësuese të Gostivarit dhe një nga valltaret e para të SHKA “Besa e Gostivarit”. Në kuadrin e një bashkëjetese kulturore mes popujve të ish Jugosllavisë ku zinte një vend të rëndësishëm edhe kultura shqiptare duhej patjetër që edhe shqiptarët të shfaqnin traditat e tyre më të mira këngët, vallet, shpirtin lirik dhe epic, humorin, kostumet.. Edhe sot kemi në duar një libër të vitit 2001 të titulluar “Monografia e SHKA “Besa” 1971-2001”. Me këtë rast kujtuam plot nderim disa nga figurat themeluese të kësaj Shqoqërise si Dr. Miftar Kurti, Hilmi Dërvishi, Rezak Halimi, Gjyljaz Fejzullai, vëllezërit Shaban dher Enver Stafai, solisten Shahindere Stafai etj. Po atë ditë kishim një “muze të gjallë të tingujve të zileve dhe të valleve të “Besës”. Ishte Shirina, ashtu pak trupkërrusur nga vitet, po me një dashuri të madhe për më të bukurin shpirt gostivaras. “Të gjithë i bënim vullnetarisht, – na thotë ajo-Vetë i blinim rrobat. Vetë punonim me vajzat më të reja që të kishim edhe nxënëse në shkolla, edhe valltare. Kemi dhënë shafqje edhe në Turqi, Kroaci, Prishtinë. Bashkë me vallen e zilet e shkollës mundoheshim që të rrisnim edhe fëmijët . Këtë gjë tani e bëj si gjyshe kur shkoj në Zvicër me fëmijët e fëmijëve. Ah!!!!” Kështu e mbyll rrëfimin e shkurtër Shirina ku janë mbledhur të gjithë këngët e pakënduara, vallet5 e bukura të ktahgionës së Pollogut, porositë e axhë Tajarit, vitet e punës së lodhshme si mësuese, përballja me të keqen si shenjë e mbijetesës. Pamundësia për të bërë sa më masive lëvizjen feministe të grave shqiptare si po e bën mrekullisht prej kohësh motra e saj sot Bukurija që është njëkohoiosht edhe kryetare e Rrjetit Global të Gruas Shqiptare për Maqedoninë..Kujtimi i hidhur i motrës së tyre Asijes që sot nuk jeton më i bën edhe pak më të dhembshura seç janë. Nga ana tjetër morën edhe një premtim që së shpejti ajo të hedhë në një libër kujtimet e saj
2.



