– Trimëri dmth, të mbrosh veten nga të tjerët;
burrëri dmth, të mbrosh të tjerët nga vetja –
-PORTRET – Tiranë, gusht 1992 –
E mërkurë, 18 nëntor 2026
– Trimëri dmth, të mbrosh veten nga të tjerët;
burrëri dmth, të mbrosh të tjerët nga vetja –
-PORTRET – Tiranë, gusht 1992 –
Mehmet Gega, për të cilin po shkruaj këto radhë, është një nga shqiptarët e patundur të Tetovës. Sot ai është rreth të 80-tave. Eshtë shumë i njohur, jo veç në qytetin e Tetovës
por dhe në rrethinat e tij e më gjerë. Për trimëri e burrëri, për atdhetari që nuk bëhet mëdyshë.
Mehmet Gega ka vuajtur, ditë me ditë, 20 vjet burgim, nën regjimin totalitar të ish Jugosllavisë. Edhe sot është i fortë, i mbajtur, i kthjelltë e veprimtar i palodhur i Bashkimit Kombëtar Shqiptar.
Jeta e Mehmet Gegë Tetovës ka shumë për të shkruar, por nuk e ka këtë qëllim shkrimi im i sotshëm. E njoh mirë Mehmet Gegën. Kam ndenjur jo pak me të në oda burrash. E kam pritur e përcjellur edhe në shtepine time në Tiranë.
Baca Mehmet, flet pak e rrallë, por të tjerët, duke folur më shumë për të, të njohin me burrërinë e trimërinë e tij. Dhe këtë që do të shkruaj më poshtë, ma thanë të tjerët për Mehmet Gegën. Ndaj unë po e shkruaj, duke i kërkuar ndjesë Bacës Mehmet, se është diçka që edhe mund ta lëndojë.
Veç, nuk mund të rri pa e shkruar, se është një “leksion” i bukur për shumë shqiptarë, në Shqipëri, në Kosovë e vise të tjerë, në diasporë e kudo. Se është shembull burrërie shqiptare, që aq shumë po na duhet në keto ditë të sodit.Jam i bindur se,Trimi,do të më kuptojë drejtë.
…!!
… Mehmet Gegës i dalin në rrugë dy shqiptarë. (Shqiptarë, por ma paçin pikë faqën e zezë!). Pa e zgjatur tregimin, po them esencën. Ata,të dy,e rrahën poshtërsisht Mehmet Gegën,për një “ngatërresë” të mëparshme! Kjo rrahje u bë problem.Dy burrat që kryen aktin e shëmtuar, milicia i merr në arrest, për vepër të paligjshme. Thirret aty edhe Mehmet Gega, si idëmtuar. E ballafaqojnë, dhe kërkojnë që Ai, të bëjë denoncimin me gojë e me shkrim!
– Këto të dy të kan rrahur? – e pyesin Mehmetin, në organet përkatëse ?
– Jo! -përgjigjet prerë, Mehmet Gega. Këta jo vetëm që nuk më kanë rrahur, por unë as nuk i kam parë ndonjëherë me sy!!!
Mbas insistimit të Bacës Mehmet, se ata persona nuk e kishin rrahur as nuk i njihte, kuptohet, dhe milicia ishte e detyruar t’i lironte dy shqiptarët. At’herë, të tre sëbashku,dolën e morën rrugën për në shtëpitë e tyre.
…!
– Si u bëka kjo punë kështu, o Mehmet Gega, – e pyetën plakun e nderuar, burrat e Tetovës?
– Eh, more burra, – foli ashtu qetë-qetë Mehmeti.- Mue më rrahën vëllezërit e mi. Dy shqiptarë rrahën një shqiptar. Sikur unë të pranoja se këta më rrahën, atëherë milicia do t’i rrihte ata në syun tim. A mund të duronte Mehmet Gega që zaptuesi i huaj, t’ia rrah vëllezërit e tij ndër sy? Pasha besën jo! Ma mirë unë i rrahur nga vëllezërit e mi, se sa vëllezërit e mi, të rrahur nga të huajt…!
…!
Kështu,ka bërë, plot bindje e atdhetarizëm, burri i nderuar,Mehmet Gegë Tetova.
Ma don mendja se çdo shqiptarë e vlerëson dhe mëson jo pak nga kjo burrëri e Mehmet Gegës. Ndoshta ky rrëfim i thjeshtë do të jetë edhe me shume se “një leksion” edhe për ndonjë lider a forcë politike në Shqipëri e në trevat shqiptare që jo rrallë, më lehtë e gjenë gjuhën e përbashkët me të huajt se sa me vëllezërit e tij!
Ky shëmbull, më kujton atë filozofinë e thellë e të pagabueshme të popullit se:- “Trimëri, d. m. th. të mbrosh veten nga të tjerët; burrëri d. m. th, të mbrosh të tjerët nga vetja”.
Mehmet Gegë Tetova, fliste pak. Vepra e Tij, ne, të gjithëve, na flet e duhet të na flasi të na mësojë e të na orjentojë edhe më shumë…
Drejtë shqiptarizmës së vërtetë.
./.
–Ky portret është nxjerrë nga libri “Dyqani i mendjes”, faqe 61 , që autori Zeqir Lushaj,
ka botuar në Tiranë, në “Kristalina KH”, 2009-
-Per Limit.al 2 Janar 2020-
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Veprimtari kulturore

