E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Netflixi zbulon serialin më të suksesshëm

Netflixi njoftoi se seriali më i suksesshëm i platformës është “Bridgerton”, një dramë e vendosur në Britaninë e fillimit të viteve 1800.

Seriali është parë nga 82 milionë parapagues në 28 ditët e para të publikimit, tha Netflix përmes një deklarate të mërkurën.

Kompania tha gjithashtu se seriali përbënte 10% të pjesës së tregut në të gjitha shtetet ku operon, përveç Japonisë, ndërsa ka qenë seriali më i shikuar në 83 shtete, mes tyre edhe në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Francë, Indi dhe Afrika të Jugut.

Drama e bazuar mbi romanet e Julia Quinn, ka shkaktuar shumë debate që prej debutimit në fund të vitit të kaluar. Ngjarjet zhvillohen në Londrën e vitit 1813, në fund të epokës “Xhorxhiane”, të quajtur kështu për shkak të sundimit të Anglisë nga mbretërit Xhorxhi I, Xhorxhi II, Xhorxhi III dhe Xhorxhi IV. Skenat erotike dhe kostumet e periudhës kanë bërë që seriali të tërheqë shumë vëmendje.

Netflixi tha gjithashtu se tashmë ka më shumë se 200 milionë parapagues në të gjithë botën, 8,5 milionë të rinj, të regjistruar në tremujorin e fundit të vitit 2020, shifër që ka tejkaluar edhe planet e vetë kompanisë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë