Nga Adem Lushaj
Ka filluar edicioni i 6-të i Manifestimit Letrar Ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2018”, në Gjakovë, organizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria “TEUTA”, në bashkëorganizim me Teatrin Shqiptar në Amerikë si dhe me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” të Ulqinit.
Salla solemne e Pallati te Kutlreus ne Gjakove, ishte piketakimi i shkrimtarëve të Kosovë, mali të Zi dhe Shqipërisë, të cilët u pritën nga komuna e Gjakovës-gjëgjsisht stafi i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe shkrimtarët dhe intelektualët e kësaj komune. Nënkryetari i komunës së Gjakovës Ramadan Hoti përshëndeti manifestimin tradicional “Muzat e Alpeve”, duke shtuar se një manifestim i tillë ka munguar dhe se komuna e Gjakovës është e nderuar të jetë nikoqire e aktivieteteve të tilla.
Zv/ministrja për kulturë, Rin idhe Sport në Qeverinë e Kosovës Burbuqe Bakia Deva përshendeti këtë manfiestim tradicional duke pohuar vazhdimësi të mbështetjes së “TEUTëS”, e ciladuke qënë i shtrirë me aktivitetet e tij në tri shtetet ka një qasje të vecantë të prezantimit, promovimit dhe këmbimit të vlerave tona letrare, duke u prezantuar pir edhe vlerësuar me cmime njerëzit më eminentë të letërsisë së të tria shteteve.
Manifestimin e përshendëti edhe drejtori për arsim, kuturë, rini dhe sport në komunën e Istogut, i cili me këtë rast tha se nisma të tilla duhet mbështetur dhe Istogu e ka bërë këtë ndër vite.
Me këtë rast u perurua edhe libri i përkthyer nga gjuha shqipe në atë malazeze “Përtej shpresës-Amfora”, i autorit malazez Dimitrov Popoviq. Për vlerat e padiskutueshme të këtij libri por edhe figurën e Popoviqit dhe rolin e tij që nga karriera e tij si mësues shumëvjecar në Shqipëri e deri në botimin e librave shkollor shqip në Mal të Zi, foli shkrimtari i mirënjohur shkodran, Skender Temali i cili t. Përderisa, autori Popoviq i cili njihet edhe si shkrimtar i të dy popujve tha solli sekuenca nga përvoja e tij si mësues në Dragobi si dhe recitoi poezi nga shkritmari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.



