E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mesazh: PËRSHËNDETJE DHE URIME ZEMRE, PËR VITIN E RI 2019!

Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues (x)

Të nderuar e të dashur: familjarë e të afërm, kolegë, miq, dshamirë e bashkatdhetarë, kudo që ndodheni, në Shqipëri e trojet amtare të Ballkanit, në disaporën shqiptare të shteteve të ndryshme të Europës, në Amerikë, Kanada e më gjerë!

Sot,  në prangun e ndërrimit të viteve, pra kur presim të festojmë me gëzim Vitin e Ri 2019, ju uroj nga zemra:

-Shëndet të plotë e begati, mbarësi e krijimtari të frytshme, arritje sa më të mira, në punë e studime dhe në çdo veprimtari tjetër jetësore!

Dëshira e qëllimi ynë i përbashkët është që, me tëra energjitë mendore e fizike, të punojmë dhe veprojmë pa u lodhur, me frymë të lartë atdhedashurie e mieëkuptimi vëllazëror, që Shqipëria jonë dhe mbarë Kombi Shqiptar, të ecin gjithnjë përpara, në udhën e lirisë e demokracisë, mirëqenies dhe paqes së vërtetë.

Duke mos harruar të kaluarën tonë të lavdishme, luftarake e paqedashëse, liridashëse, arsimdashëse etj., le  të mendojmë e të punojmë, çdo ditë e më mirë, të gjithë të bashkuar e me një qëllim, që ta gëzojmë jetën tonë e ta bëjmë përherë e më të bukur. Kështu, do t’u sigurojmë brezave pasardhës, një jetë sa më të lumtur në trojet e të parëve tanë, pa patur nevojë të marrin udhët e botës,  siç ka ndodhur në vitet e fundit, për fat të keq?! Sepse, Atdheu ynë është ndër më të bukurit e më të pasurit në botë, me njerëz të aftë e të ditur dhe që nuk i mungon asgjë, nga mbitoka as nëntoka, për të jetuar këtu në begati të plotë dhe ku secili ta gjejë vetëveten e t’i shfaqë tëra aftësitë e tij, mendore e fizike.

Me nderime  e respekte të veçanta, përsëri ju uroj nga zemra:

-Ardhtë i bardhë e plot mirësi e begati, për të gjithë shqiptarët, Viti I Ri 2019!

-Gëzuar, për secilin nga ju dhe për për çdo pjesëtar të vatrave tuaja familjare!

Tiranë, 31 dhjetor 2018

……………………………….

x) -Sekretar i  Përgjithshëm i Shoqatës së  Arsimtarëve të Shqipërisë;

-Përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë