E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

MËNGJES PËR MËNGJES ZGJOHEM ME IMAZHIN TËND

Nga Nikollë Ulndreaj

Mëngjes për mëngjes edhe pse larg zgjohen me imazhin tënd
Përpiqem të kap ngjyrat e veshura me elegancë
Pikërisht aty
Ku heshtja të çoroditë si një shkretëtirë akullnaje
Kur je i pazoti të vraposh e t’u bësh ballë ngjarjeve
Që të shtynë të mbijetosh nëpër vjeshta të lagura e dimra të ftohtë hijerëndë
Duke t’u fryrë fyti si gajde nga sikleti…

Prore me të njëjtat fjalë, dy fish pikëlluar
Por, që nuk ke shfaqur kurrfarë zemërate përveç perdes së errtë të lotëve
Prej kah shkëndijojnë xixëllonjat e verdha të dëbojnë vetminë
Muzgjeve me sy të kadifenjtë
Ti përndritë fytyrën flokëve të errtë me ngazëllim të mekur
Nën yjet e asaj nate sfiliste për Ajkunën e hënën që lëvizte horizontit e robtuar
Mes dy shekujve të largët
Mes dy hijeve qe mendojnë ta shikojnë fytyrën në pasqyrë melankolike

Më është bërë e zakontë të kërkoj flatrat
Para se gjethi i moshës të thahet e të bijën nga degët
Pikërisht në atë moment ku edhe një psherëtimë është lehtësim i jetës
Nga dritarja ime shikoj fytyrën tënde të gjelbër që ende ruan virgjërinë siç ruan hëna diamantin e shtrenjtë për mbrëmjet verore
Që mund të shërojnë të rrahurat e zemrës e të shikosh gjithçka
Të gjesh një arsye për t’u kthyer, pikërisht aty ku zemra ka shijuar melodinë më të bukur të zogjve
E tingujt joshës të ujëvarave që gjithmonë i kemi marr dhuratë edhe kur kemi humbur çastin e mendimit për nesër
Vetëm për t’iu larguar të ftohtit të lëkurës

E di se prania jote mi ledhaton sytë, më ngroh momentin e më bën të shikoj
Se dita jote ka ngjyrë tjetër
Peizazhi i ëndrrës merr frymë thellë në ndjenjën e të gjitha shqisave që kanë dashurinë tënde
Mes vizionit e gjakut të gjallë
Ku ëndrra është një parajsë që nuk vdes bjeshkëmira e Malësisë Mirë!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë