E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Meghan Markle do të lançojë “American Riviera Orchard”- brendi i ri për stilin e jetesës

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, do ta lansojë një brend të ri për stilin e jetesës.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në faqen e saj të Instagramit më 14 mars. Brendi do të quhet “American Riviera Orchard”.

Një burim i afërt me dukeshën i ka thënë Page Six, se ky brend është një lloj vazhdimësie e blogut që pati ajo më herët që quhej “The Tig”, i cili kishte për fokus shtëpinë, kopshtin, ushqimet dhe stilin e jetesës në përgjithësi.

“Ajo ka qenë duke punuar në këtë drejtim për afërsisht që një vit dhe ka të bëjë me të gjitha gjërat që ajo i ka për zemër, të gjitha gjërat që ka pasion”, ka thënë burimi.

Brendi i ri i ish-aktores, do të përmbajë shumë lloje të produkteve për shtëpi, duke përfshirë edhe disa ushqime të vogla si marmelata, enë të ndryshme, çarçafë për tavolinë, gota si dhe disa libra recetash.

Disa burime të tjera kanë thënë se Meghan po planifikon të nisë një emision për stilin e jetesës dhe të ngrënit në platformën Netflix.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë