E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mediat gjermane: Shqipëria, bukuria sekrete e kontinentit europian

Ne bëhemi më të guximshëm! Këtë vit, udhëtimi ynë zhvendoset drejt Shqipërisë. Po, po, drejt vendit të shqiptarëve.

Kështu e nis artikullin media e njohur bavareze nordbayern.de.

I dyti artikull brenda javës, pas një reportazhi të një tjetër media gjermane, “Die Welt”. Shkrimi nis me një titull të fortë, ku gazetarët e fushës së turizmit pohojnë se Shqipëria, është padyshim bukuria sekrete e kontinentit europian.

“Me të gjithë egërsinë, pasurinë e saj kulturore pjesë të Trashëgimive Botërore, bregdetin e mahnitshëm, alpet e thepisura dhe qytetet me arkitekturë greke, osmane dhe veneciane. Shqipëria është aventura e fundit e Europës. Bukuria sekrete e kontinentit europian”- thuhet në artikull.

Në industrinë e turizmit, vendi konsiderohet kryesisht si vend me turistë të brendshëm, por media bavareze thekson se kjo nuk do të jetë e tillë për shumë gjatë.

“Duam të tregohemi të sinqertë. Natyrisht, ne nuk do të kishim ardhur në Shqipëri, nëse fati nuk do të na kishte futur në një libër udhërrëfyes që duket se është shpikur për ne.”- shkruajnë NordBayern.Jörg Dauscher, gazetari dhe publicisti i “Die Welt”, ka lindur në Weißenburgen dhe ka studiuar në Universitetin e Tiranës gjatë kohës kur punonte në Institutin Goethe në Shqipëri. Mes të tjerash ai ka shkruar edhe dy libra mbi Shqipërinë, ku shqiptarët i përshkruan mikpritës dhe dashamirës.

Dauscher flet me keqardhje për Shqipërinë për aq pak sa njihet, gjithashtu plot humor dhe dashuri për njerëzit atje. Flet rreth bukurisë befasuese të zonave të shkreta të fundit të Europës. Por edhe për përzemërsinë e popullit, për festat e shumta të fshatit ose për festat tradicionale të mbrëmjes së vendasve nëpër qytete të vjetra.
Së bashku me të punon edhe miku shqiptar Mendu Zavalani, të cilët kanë përpiluar një udhëtim për grupe deri në njëzet veta, të cilët do vizitojnë tokën shqiptare nga veriu në jug: Luginën e Valbonës, rivierën shqiptare, Beratin, Gjirokastrën, bunkerët e Enver Hoxhës dhe shumë objekte tjera historike. Interesim për këtë udhëtim shfaqin tepër gjermanë, por jo vetëm.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë