E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

MË NJOHËN VETËM PISHAT

Nga Ndoc (Anton) PAPLEKA

U ktheva në qytetin ku kisha jetuar shumë vite

Duke ecur nëpër rrugë
Më njohën vetëm pishat

Trungjet e holla
Të fidanëve të dikurshëm
Që të kujtonin trupin e vajzave të mitura
Tashmë ishin trashur
Si gratë që kanë lindur shumë fëmijë

Pishat më treguan
Ngjarje tronditëse që më brengosën
Pastaj unë u thashë
Se edhe jeta ime nuk kishte qenë e lehtë
Sa kohë që nuk kisha thithur po atë ajër
Që kishin thithur ato

Kur dielli i dimrit çau retë
Dhe ra mbi trungjet ngjyrë bronzi
Ku vareshin pika rrëshire
Të mbetura nga ditët e verës
M’u duk sikur koret e çara të pishave
U shndërruan në buzë
Që u përpoqën të më buzëqeshnin

Atë ditë dimri
Kur u ktheva në qytetin që e kisha dashur aq shumë
Më njohën vetëm pishat

16.12.2016

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë