Data 17 janar, është data e lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”. Këtë datë e ka përkujtuar edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publike ngjarjen e kthimit në origjinal të librit për Skënderbeun, “Historia e Skënderbeut” të shkruar nga Marin Barleti. Sipas Zemaj, pas një punë intenzive, kemi arritur që ta sjellim në Prishtinë, përkatësisht në Bibliotekën komabëtare,librin: “GEORGI CASTRIOTI – SCANDER-BEG; ALEXANDER MAGNU”, që konsiderohet një dhuratë e çmuar për historinë dhe kombin tonë.
Libri origjinal, “Historia e Skenderbeut” nga Marin Barleti, është botim i vitit 1743, botuar në Zagreb. “Libri është identifikuar rastësisht në vitin 2015, gjatë vizitës në Panairin Nderkombëtar të Librit në Frankfurt. Së bashku me drejtorin e Bibliotekes Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, arritëm që pas rrugëtimit 272 vjeçar, ta sjellim aty ku e meriton, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Ambasadori, Astrit Zemaj, duke treguar se mjetet për kalimim në pronësi të këtij libri, kanë qenë donacion nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Në këtë rast, Zemaj është deklaruar se, “ e verteta vonon, por në fund triumfon….!”. Ndërsa, Biblioteka kombëtare në Prishtinë, duke vlerësuar lart kontributin e ambasadorit Zemaj, për ta sjellë këtë libër me vlerë të madhe historike kombëtare, e ka nderuar më mirënjohje të vecantë.
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
Më shumë nga Kulturë


Veprimtari kulturore
Faqja e parë e “Gazeta e Alpeve” Nr. 125, dt. 1 -15 Shtator 2026

