E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

KONKURS POETIK për Dëshmorin BYLBYL HAZIR BREÇANI

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi” i Tropojës, do të organizojmë një:

KONKURS  POETIK

        Me krijimtari poetike për jetën e veprimtarinë e tij

               në 20 vjetorin e rënies së tij në Kosovë

Ky Konkurs poetik do të ketë tre çmime: Çmimi i Parë, Çmimi i dytë, Çmimi i tretë dhe për të gjithë krijuesit do të jepet Çertifikatë pjesmarrjeje në këtë veprimtari letrare, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë dhe me dy apo ma shumë krijime poetike.

Me poezitë më të mira të këtij Konkursi Poetik do të botohet një vëllim poetik në qershor 2019.

Konkursi Poetik do të mbyllet të premten e 31 majit 2019.

Shpallja zyrtare e fituesve të këtij Konkursi Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani do të jetë në Akademinë Përkujtimore të 24 qershorit 2019 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku do të recitohen dhe disa nga këto krijime poetike.

Pjesmarrësit në Konkursin Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani duhet të dërgojnë poezitë, poemat e kangët e tyre në adresat postare: Botimet Tropoja – Kutia Postare 96. Tirana – Albania. E-mail: [email protected]

Secili pjesmarrës në këtë Konkurs Poetik duhet të sjellin së bashku me poezitë dhe një CV të shkurtër të tij, e cila do të botohet (së bashku me poezinë, poemën, këngën tuaj) në librin poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani i Tropojës, i Shqipërisë e i Kosovës.

BOTIMET TROPOJA

Tiranë, 10 janar 2019

Grupi Organizator

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë