E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Jennifer Lopez pjesë e filmit të ri “The Cipher” të realizuar nga Netflix

Këngëtarja dhe aktorja 51-vjeçare, Jennifer Lopez, vjen në rolin e protagonistes dhe producentes së filmit të ri “The Cipher”, të realizuar nga platforma digjitale Netflix.

JLo e cila në të kaluarën e ka portretizuar detektiven Harlee Santos, në serinë e njohur televizive “Shades of Blue”, në këtë projekt të ardhshëm do të portretizojë agjenten e FBI-së, Nina Guerrera. Filmi është bazuar në romanin bestseller të Isabella Molondos.

Sipas portalit “Variety”, filmi e sjell historinë e Ninas e cila e ngatërrohet me rastin e një vrasësi serik, kjo pasi ai në mënyrë strategjike poston kode dhe enigma komplekse online. Këto kode përkojnë me vrasjet e tij të fundit, dhe janë dizajnuar enkas për ta tërhequr atë në lojë.

Aktualisht ende nuk është caktuar ndonjë skenarist dhe regjisor për ta krijuar projektin.

Ndërkaq ylli i filmit “Second Act”, Jennifer Lopez i ka disa projekte kinematografike që pritet të lansohen së shpejti, përfshirë këtu “Marry Me”, “The Godmother” dhe “Shotgun Wedding”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë