E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Greqia

Nga Sulejman Mato – Fterrë, Sarandë

Greqia matanë ujrave…
Hera- herës e huaj për mua,
hera- herës armike.

Greqia e varfër dhe e lire,
me buzuqet dhe kitarat e saj drithëronjëse…
Po ç’kanë buzuqet që sonte vajtojnë?
Çfarë u ka humbur kitarave vetmitare?

Ja, në çast nis vallja Çamiko.
E pasoi Sirtaki, vallja e palikarëve.
Greqia ime këndon e vallzon.
Greqia, që në ditët më të vështira,
priti si mysafyre varfërine shqiptare

Po të më pyesni : Kujt i ngjan Greqia?
Greqia i ngjan dhe qiellit dhe detit.

T’i dua kaq shumë këngët e tua,Greqi,
sa më duket se dhe vet kam lindur paragrek.
Jam përkundur në djepin pellazgjik të Homerit
në djepin e lashtë të Fidias dhe Diogjenit.
në djepin e drunjtë të Pirros dhe të Bocarëve.
në Epirin e palikarëve…

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë