E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

FATALIZËM

U përkundem
në djepa druri
e në krahët e nënës,
e tash në krahët e kohës
përkundemi,
si zogj të trembur
çajmë udhë që s’i njohim,
pa e ditur
se do ta kapim mëngjesin!

Çdo mëngjes
falenderojmë Zotin
për dhuratë-jetën,
teksa shuhemi
në flakë të padukshme,
pa e ditur
a do ta prekim muzgun!

Muzgu na përkund
në djepin e vdekjes,
e vdesim veç në ëndërr,
ëndërrën
ua tregojmë mëngjeseve.

Të lidhur me zinxhirët e fatit
që s’e shkruam,
të ndëshkuar prej mëkatit
që s’e kryem.

Nikollë LOKA

Autor i disa librave poetik në shqip e në gjuhë të huaj, i nderuar me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.  Historian. Veprimtar shoqëror. President i Institutit të Studimeve Albanistike “Gjon Gazulli” – Tiranë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë