Filmi “Fast & Furious 9” ka sjellë fitime të majme për arkat filmike botërore pas një viti shkatërrues të ndikuar nga pandemia.
Vazhdimi i nëntë i serive të filmit të njohur aksion tashmë ka arkëtuar 127 milionë dollarë nga debutimi i tij nëpër kinematë ndërkombëtare. Në këtë mënyrë ka tejkaluar shumën të cilën kishte fituar projekti, “Godzilla vs. Kong”, dhe është kthyer në filmin me debutimin më të mirë që kur koronavirusi goditi rëndë industrinë e filmit.
Aktualisht “Fast & Furious 9” është duke u shfaqur në tetë shtete të ndryshme të botës, si Rusia, Korea e Jugut, Kina, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkura Arabe dhe Egjipti.



