Zeqir Lushaj, me babain Sadik Selmani duke dredhur cigare në Gri-Tropojë (1976)
Sot, aaa… jam çitizen,
(Garip me pasaportë), *
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Zeqir Lushaj, me babain Sadik Selmani duke dredhur cigare në Gri-Tropojë (1976)
Sot, aaa… jam çitizen,
(Garip me pasaportë), *
Sot, jam + (plus),
+(plus), një amerikan,
Amerikan…, Fiks.
Me gojë e shkrim u betova,
Për Kushtetutën e U.S.
Pa kalkulime algjebrike,
Pa ndonjë…“X” (iks).
Puna ma deshti këtë punë,
Për mirë firmosa, -miku im,
Betimin, duhet që të mbaj,
Çdo shkelje, jo-veç fajsim.
…!
Tjetërkushi më duket vetja,
(Jetim, adaptuar tek të tjerët!),
“Shkoi shyta me nxjerr brinat,
Por thonë se: -i la edhe veshët” . **
Dy shtetësia = dyzim,
Kur nuk vlejta Unë i tëri,
Po gjysma ime, vallë,
Vallë kujt në punë i hyn?
./.
*Shprehje kuksiane. (Një djal që mbahej “garip”, për koinçidencë e kishte edhe emrin Garip. Ndaj i thirrshin: -Garip me pasaportë).
**Shprehje e vjetër, për ata që, duke kërkuar më shumë, shpesh, e hupin edhe atë që e kan.
./.
Nxjerrë nga libri i autorit Z. LUSHAJ: “Si n’kurbet bre vëlla!”)
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Veprimtari kulturore

