Netëve të dimnit atje
Rrëzohen yjet e vdekur prej mijëra vjetësh,
Dherave të heshtura bien
Në çfarë toke të mbjellë me yje të shuar,
Në çfarë qiejsh të rrëzuar shkel tani
Ti ,dritë tronditëse dëbore ?
Më është thyer brinja e shtatë prej së cilës të krijova si Evën,
Hajmedet , s’do të rilindësh më
E unë s’kam me kë të dashurohem !



