E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

DHIMBJE QË SHPON ASHTIN (me rastin e aksidentit në rrugët e Kroacisë) – Nga Tahir Bezhani

Sot, dhimbja e loti mbuluan Kosovën

Pas lajmit të hidhur mëngjesor

Ëndrrat e dashurisë u përplasen në asfaltin kroat

Dasmat mbeten të nxira, pa daulle, valle e bajrak

Përqafime të ngrira  përmallshëm hutimeve

Pakuar valixheve të mallit, me të falat e zemrës

Vetëm lotët e dhimbja  udhëtojnë në vendlindje

E trupat tuaj- shpirti në Parajsë,

Flamujt në gjysmështizë në dridhje trishtuese

Sy të përlotur e të ngrirë si akull

Dhimbje që shpon edhe ashtin

Sot loti nuk pyet askënd pse udhëton i valët

Ai vjen deri te shpirti juaj në përqafim gjakimi

Secilin përqafim  i ndarjes  krejt zjarr

Për një kore bukë, gjithë kjo lemeri

Kurrë nuk qe mjaft ndër shekuj kjo plagë

Të plagosur mbetem akoma rrugëve të botës…

26 Korrik 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë