E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Del në ankand me shumën marramendëse mikrofoni me të cilin Cardi B qëlloi fansen në koncert

Mikrofoni që këngëtarja Cardi B i hodhi një spektatoreje gjatë koncertit të saj gjatë fundjavës pritet të dalë në ankand për bamirësi.

Pronari i kompanisë ‘The Wave’, e cila siguroi pajisjet në koncert e listoi mikrofonin në një reklamë në eBay.

Në të, ai thekson se 100% e të ardhurave do të shkojnë për dy bamirësi, Friendship Circle Las Vegas dhe Wounded Ëarrior Project.

Siç shkruan Scott Fisher, ai donte të “përpiqej të bënte diçka të mirë”.

“Pas disa inkurajimeve nga njerëzit e mi, vendosa ta nxjerr në ankand me 100% të fitimit të ndarë në mënyrë të barabartë midis 2 organizatave bamirëse. Njëra është një organizatë bamirëse lokale e quajtur Friendship Circle Las Vegas. Tjetri është Projekti i Luftëtarit të Plagosur ”, shkruan ai.

Vlera tashmë ka arritur në 30,000 dollarë, me ankand që përfundon më 8 gusht.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë