E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cili është filmi më i mirë i 30 viteve të fundit? Zbulojeni tani!

Për të festuar 30 vjetorin e krijimit, kompania “Showcase Cinemas”, hapi një votim për publikun se cili ishte filmi më i mirë që ata kanë shfaqur.
Bëhet fjalë për filmin më të mirë të prodhuar që nga 1988, pra të 30 viteve të fundit, për sa kohë kompania e kinemasë ka qenë aktive.

Me një rezultat të ngushtë, projekti më i mirë kinematografik është zgjedhur”Shawshank Redemption”.Për ju që nuk e keni parë, drama e 1994 me aktorë kryesorë Tim Robbins dhe Morgan Freeman, tregon për historinë e Andit, një ekonomisti që burgoset gabimisht dhe kalon shumë vjet në burg për të krijuar një miqësi të pazakontë me një të dënuar për burgim të përjetshëm, “Red”.

Në fakt historia e këtij filmi është shumë e çuditshme pasi në fillim kur debutoi në kinema, kaloi pa bërë zhurmë dhe nuk tërhoqi audiencë. Më pas erdhën plot 7 nomine për Oscar dhe fama e kurioziteti e kthyen në një nga filmat më të parë të kohës e për më tepër tani vlerësohet si “klasik”. Ka një nga renditjet më të mira që Imdb ka dhënë ndonjëherë për ndonjë film dhe çka është më e çuditshmja pëlqehet shumë nga të rinjtë edhe në ditët tona. Këto dhe padyshim performancat e aktorëve e kanë çuar të shpallet nga ky studim, filmi më i mirë i 30 viteve të fundit.

Ndërkohë në top 10, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë ndodhen “Titanic” dhe “Forrest Gump” të ndjekura nga filma si “Die Hard”, “Pulp Fiction” apo “Gladiator”

1. The Shawshank Redemption

2. Titanic

3. Forrest Gump

4. Jurassic Park

5. Schindler’s List

6. The Lion King

7. Die Hard

8. Pulp Fiction

9. Independence Day

10. Gladiator

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë