E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cilat janë disa nga Rekordet “Guinness” më interesante në fushën e librave?

Në gusht të vitit 1955 u botua libri i parë i rekordeve Guinness, një botim me 198 faqe që u bë menjëherë një nga më të shiturit e atij viti. Libri është një përmbledhje e arritjeve dhe rekordeve nga më të çuditshmet.

Ja disa nga rekordet Guinnes pikërisht në fushën e letrave

1. Libri më i trashë i publikuar ndonjëherë

Është plot 322 mm trashësi dhe është publikuar nga “HarperCollins” në Londër, në maj 2009. Libri përmban të gjithë krijimtarinë e “zonjës së krimit”, Agatha Christie. Ai përbëhet nga 4,032 faqe dhe peshon 8.04 kg.

2. Libri i shitur më ngadalë

Ky rekord i përket përkthimit të testamentit të ri nga David Wilkins. I botuar nga Universiteti i Oksfordit në vitin 1716, në vetëm 500 kopje, libri ka shitur vetëm një kopje çdo 20 javë.

3. Koleksioni më i madh me libra me autografe

Richard Warren nga Kalifornia ka koleksionuar 2381 libra me autografe nga autorët përkatës. Ai e nisi koleksionin në vitin 1970, kur ishte 16 vjeç. Gjatë këtyre viteve ai ka udhëtuar nëpër botë, duke u kërkuar autorëve t’i nënshkruanin librat. Historia e tij u bë e njohur dhe disa autorë ia dërgonin vetë librat e tyre të nënshkruar.

4. Personi më i ri që ka botuar libër

Në këtë rast është një vajzë vetëm 4 vjeçe. Dorothy Straight nga Uashingtoni shkroi “Si nisi bota” në vitin 1962, në moshën 4-vjeçare, edhe pse libri u botua 2 vite më vonë. Vajza e shkroi librin për gjyshen dhe prindërit e saj menduan t’ia dërgonin një botuesi.

5. Maratona më e gjatë e leximit

Është plot 113 orë e 15 minuta, e arritur nga Deepak Sharma Bajagain nga Nepali, e realizuar më 19 – 24 shtator 2008. Ai lexoi me zë 17 libra të ndryshëm nga 13 autorë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë