E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BUKURI TË VËNDIT TIM (peisazh) – Nga Gjon Ndue Markokaj

Alpet tona të veriut kanë: Pejsazhe të bukura natyrore; ku përshkohen; nga “gryke të thella e male të thepisura”; me lugje, shpate rrgalla, lera, të rrethuara për bukuri; me qafa të lakuara,  kodra të gjelbëruara; …, e “cikole malësh” që i bashkojnë; me rëtë…, “sa rrokë syri, filmi, s’ është asgjë”.

Sa do të shkruaj; s‘ ua jap dot hakun.  S’ ua shkruaj bukurin; janë bukuri meramëndse të pa para, …”shih e shkruaj” ….!?

Çobanesha kur ja merr këngës shugullojnë lerat e shkëmbit; në krahun tjetër në cikole, t‘ majës këndon çobani “këngë majekrahut”…, çobanesha këndon “hojë dada hojë”;

thep – më thep “duel i këngës”; “njeri tjetrin e kundemojnë”

Blegërojnë delet ushtojnë kumbonet; si “koncert i këngës popullore”…, “thep – më thep” fyelli e bylbyli bashkë; me këngën e zogjve të malit;…, “lakut majes” këndojnë çobanët; sjellin gjithfarë melodish…!?
”Ujk thinoshi”, plak i vjetër …., sillet qosheve e kërkon gjah; të ndarë nga tufa ndonjë berr, “e kap e shqyen, e s‘ i vjen gjynah” …!?
Ka lëndina, e “rupa ngjyrë ylberi”,  si “qilima lulengjyrash”, gufa e shpella të çuditshme…, bukuri i ka falë natyra.
Për m’ u la e m‘ u flladitë; kie lumenjë, përrenj e gurra të freskëta…, e mëtej kie; liqëne të vegjël natyrorë; …, pa le të gjitha ato ortiqe bore; nëpër lugina sa “zhegut të ditës”; i kalon për mrekulli…!?
Udhëto nga të duesh nëpër Alpe; e “s‘ t‘ rreshkët buza”; sa herë të duash fytin e freskon.
Boronica, të egra, drethëza e mjedërza: – Gjën pothuase, për çdo vënd.
“Erërat e luginave”, “freskia e maleve”; t ‘i ushqejnë…, mushkëritë; me oksigjen, ajër t‘ pastert;.., “lakut të bjeshëve” “cikoleve t‘ majeve” , zëmra ndihet mirë e trupi ushqehet.
Sa më lart ngjitesh pamja e horizantit të shtohet….
Me thënë të drejtën …, zogjtë e kafshët; në alpe duken të lumtura…!?
Në pyje të larta shikon arinjë që herë hanë; mjaltë herë hanë; buburreca; e kur të ngitesh lart në “krepa e thepa”; shikon dhit e egra me gjithë cjep…, “shpat në shpat”, – “zabel n‘ zabel”; sheh kaproj me gjithë drer.
…Ujq e dhelpëra ka sa të duash; rrinë tinzare e kërkojnë gjah. Tufat e thëllëzave fluturojnë për mbi Alpe, shqiponjat vigjëlojnë…, “vetulls malit”, luqerbull e shqarr…, është e rrallë dhe macja e  eger…,!?
Pyjet n‘ Alpe kanë  gjithëfarë kafshësh:
Thi të egër e vjedullakë…, e zvarranikë kie pa numrim.
Të gjitha janë: – Bukuritë e vëndit tim !
Në lumenjtë nëpër Alpe …, në “rrasen e gjallë e në katarakte”, “troftë pikëloshja”; n‘ ujë të pastert ngjitet lart;  kalon në Alpe; në Curraj – Epër;  n’ Valbonë e Thethë.
Njerzit janë t‘ mrekullueshëm; populli kot s‘ thotë:
“Nga burojnë ujrat e fresketa, është edhe mendja me e freskët”…, e pse jo…, edhe shkenca thotë: “Me fjetë me krye prej veriut; të merr gjumi më mirë” !
Thep n‘ thep – n ‘Alpet t‘ Veriut; tuj kënduar këngë, e tuj qendisë; verojnë vajzat, në bjeshkë të gurit…, tuj thur pajën e nusërisë…! Kujtojnë djemt që jashtë punojnë 
– Pregaditet për ditë të nusërisë.
Që më gëzim e presin, t’ u vijnë: “Muaji i mjaltit”;  me e nisë jetën e bashkëshortësisë !
Trupi i tyre si selvi…, kanë hedhë shtat me “shtojzovallet”, …, e janë rritur si perri.– Kan hedhë valle nëpër male.
“U ka marrë trupi vitaminë”; me boronica dretdhza e mjedrra…, në “gurra të ftohta” ujë kan pi, vajza të shkathta, si thëllëza.
Në oborr të stanit vajzat këndojnë…, kujtojnë të dashurit që po u emigrojnë!   …, Shpesh, nga malli edhe lotojnë !
– I mbajnë fjalët që u kanë dhënë .
Presin atë ditë që i bashkon– Lumturi e mbarësi në jetë !
Deshiroj atje, të ngjitesha; nga bjeshka ime, te “THEPI i SHQIPONJËS”…, prej ku; “shqiponjat e shikojnë të gjithë MALËSINË e GJAKOVËS”
Të shmallem me “këngët e bilbilave” e herë pas here “të dëgjoj shuplakat” e krahve të thëllëzave, që i përplasin sa nga “njëra rupë – te tjetra” dhe si vetimë të zhduken nga sytë.
Të ngjitesha “cikoleve të majes”; nder ato lëndina e pode; “lakut bjeshkës”; ku “kërcejnë e hedhin valle ato t‘ malit”; “si gatuzorrjestin, orë, zana e shtojzovalle”….!
Edhe një herë;  në ato male nëpër thepa; të vigjëloj e të shikoj dhitë egra.  Në pyje kaproj e drërë; ujqë, ari e kafshë, të tjera…,
Ku edhe …, – Befasisht i shikon!
Deshiroj të jem atje; “te lisat, te mrizat”, te “shpella të pajat”; ku “luhej cicmic” e mrizonin gjaja…,
Kur të mirës i këthen shpindën…,— “ i bjen me shqelem”…, “mirë e keq; gjënë nëpër botë”;…, por freskinë e bjeshkës  e t’ vëndit tënd; askund s‘ e gjën …!?
Pavarësisht nga dimri i ftoftë …, Lulet çelin çdo pranverë.
“S‘ i zëmërohen motit të keq”…, marrin vlagë e lulëzojnë.
Është bukur; kur gjithçka përtrihet…, sythet çelin dhe gjelbërojnë; lulëmërdhokullat, dalin t‘ parat; çelin thanat, si “qylim i verdhë”
“Vathët në vesh” i vëjnë lejthiat edhe shelgjet kajz lëshojnë. Aromë apin manushaqet; zgjohen bletët e nektar bashkojn.
Lart në Male, kur bora dejet; mbushen rupat luleborë…, si qylim shëndrisin lëndinat…,  thëllënxat pupthi kërcejnë, e fluturojnë “andej e këtej”, zhduken në ajër e më s‘ i sheh.
Në mëngjes, sa zbardh agimi…, ngrohtësi epë dielli i pranverës; në lisat të  pyllit këndon turreci; s‘ është  mirë  m‘ e ndigjue zbathë (se  me të mujtë turreci; thonë së të bëhen këmbët poshtë me çuka)…, E nga larg vjen kënga e qyqës …, e thonë: Me pase kujtes heret, pa këndue qyqja, n‘ mëgjes m‘ e hëngër nji kfshatë bukë …, Me të mujtë (mundë) qyqja thonë; se është keq. Po në pranverë; kur të nxehet koha…, ka rreik, me të mujtë bretkosat…, thonë: Duhet me hëngër “qullë me tamël” “përpara se me ndigjue këngën e bretkosave, (zhabave)…, se më të mujtë (mundë) bretkosat thonë është keq …!? ( zakone këto, por populli i ka ruajtë)
Bestytni që nuk u trëmbem, por në mëndje të popullit ato ruhen; prandaj asht mirë edhe të shkruhen !
Në mëngjes sa lindë dielli; punëtorët nisen për në punë; këngë të bukura përcjell pylli; barinjtë tufat në kullotë i çojnë.
Punëtorët në ara nisin punën.
– Kush djersitet ndjen kënaqësi. Fruti i punës, të pasqyron . Të sjell vlerë e begati.

-Per Limit.al nga Tropoja, Mars 2020-

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë