E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bukinist-i nderohet me çmimin e parë, si mediumi që nxit leximin

Miqtë e mi!

Dua të ndaj me ju një lajm tejet të veçantë për mua, si menaxher i platformës online të librit shqip Bukinist.al: Festivali DitëNetët e Librit, i organizuar nga Klik Ekspo Group shpalli Bukinist me çmimin e parë, si mediumi që nxit leximin.

Faleminderit Klikut që i dha vlerë të shtuar përkushtimit tonë për të qenë gati në shërbim të lexuesit shqiptar, atij që e bën Shqipërinë më të mirë dhe më të ditur.

Ky është një vlerësim për punën e palodhur që bën i gjithë stafi i kompanisë NetTrade Albania dhe i dy drejtuesve të saj, Valer Pinderin dhe Altin Lulin.

Në këtë Panair ne treguam se dimë ti vlerësojmë lexuesit e mirë, kudo ku ndodhen, dhe ti shpërblejmë, prandaj dua të shpreh një falenderim të jashtëzakonshëm për punën e madhe që kanë bërë këto ditë: Marcela Allamani, Erina Lasku, Jasmina Latifi, Ornela Murati, Sabina Musteqja, Emanuel Sema, Laura Çiraku, Ervin Ziko, Eni Memishahu, Edlin Bardhoshi, Rezi Ibraj, Krisela Daci, Alda Saraci: Jeni më të mirët, dhe Jemi Më të Mirët. Të gjithë në NJË.

Albert GJOKA

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë