E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bodo, një nga tre Kryeqytetet e Kulturës Europiane 2024

Bodo në Norvegji është kryeqyteti i tretë i Kulturës Evropiane 2024. Ky qytet ndodhet lart në veri, në bregun perëndimor të Norvegjisë, duke e bërë atë Kryeqytetin të Kulturës Evropiane në veri të Rrethit Arktik.

Me më shumë se 1000 aktivitete, Bodo dhe rajoni përreth Nordland duan të tregojnë se jo vetëm kanë natyrën e Arktikut që të mahnit, por edhe një kulturë tërheqëse. Organizatorët shpresojnë të tërheqin më shumë se 500.000 vizitorë gjatë gjithë vitit.

Rajoni është i madh: Një udhëtim nëpër Nordland nga veriu në jug përshkon plot 800 kilometra.

Panoramë e qytetit Bodo në agim, me ndërtesat përgjatë bregut

Norvegji: Panoramë e përgjithshme e qytetit Bodo përgjatë bregutFotografi: Sergei Gapon/Anadolu Agency/picture alliance

“Bodo2024” është projekti më i madh kulturor që zhvillohet në Norvegjinë veriore deri më sot. Bodo synon të jetë kryeqyteti më i qëndrueshëm i Kryeqyteteve të Kulturës Evropiane. Në pranverë, ai do të presë atë që organizatorët e quajnë “koncerti më i qendrueshëm në botë”, i titulluar “Muzikë e pastër”.

Popullsia indigjene në fokus të veprimtarive

Kultura e Samëve, popullit indigjen të rajonit, do të ketë gjithashtu një fokus të veçantë, duke përfshirë një produksion teatror muzikor me shumë pjesë.

Pamje nga qyteti Bodo i Norvegjisë me shtëpitë e ndërtuara rrëzë malit

Bodo, Norvegji, pamje nga qyteti në rrëzë të malitFotografi: Sergei Gapon/Anadolu Agency/picture alliance

Shumë evente në kuadrin e Kryeqytetit të Kulturës Evropiane 2024kanë një lidhje me Gjermaninë, duke përfshirë ceremoninë e hapjes më 3 shkurt. Ajo do të festohet me një ngjarje spektakolare në port me ansamblin artistik të Berlinit Phase7, në një skenë lundruese të ndërtuar posaçërisht.

Një veprimtari e rëndësishme në natyrë është planifikuar për “Pragun e Mesit të Verës” më 22 qershor, kur mund të shijojet dielli i mesnatës (dita më e gjatë e vitit). Dhe Festivali i parë i Nordland Light do të mbahet në nëntor dhe dhjetor kur ditët të shkurtohen përsëri.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë