E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Biden, Harris shpallen Njerëzit e Vitit nga revista “Time”

Revista Time shpalli të premten Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Nënpresidenten e zgjedhur Kamala Harris si Njerëzit e Vitit.

Kryeredaktori i revistës prestigjioze, Edward Felsenthal tha se zoti Biden dhe zonja Harris u nderuan me motivacionin për “ndryshimin e historisë amerikane, duke treguar se forca e ndjeshmërisë është më e madhe se furia e ndasive, duke paraqitur një vizion rimëkëmbjeje në një botë në dhimbje“.

Zoti Felsenthal vë në dukje se “çdo President i zgjedhur që nga Franklin Delano Roosevelt, ka qenë të paktën një herë gjatë mandatit të tij përzgjedhur si Njeriu i Vitit, prej të cilëve mbi 10 gjatë një viti zgjedhjesh presidenciale. Kjo është hera e parë që kemi përfshirë një nënpresidente“.

Kandidatë të tjerë për titullin e Njeriut të Vitit të revistës Time ishin Presidenti Donald Trump; punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit dhe Dr. Anthony Fauci; si edhe lëvizja për drejtësi racore. Time e shpalli zotin Trump Njeriun e Vitit në vitin 2016, kur ai fitoi presidencën, duke shkruar se ai kishte “transformuar udhëheqjen e të dy partive kryesore politike dhe në mënyrë efektive kishte zhvendosur drejtimin politik të rendit ndërkombëtar“.

Po të enjten, revista Time shpalli grupin muzikor korean BTS, si Artistët e Vitit dhe yllin e Los Angeles Lakers, basketbollistin LeBron James si Sportistin e Vitit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë