E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Arta e artë në punën me Librin, me Librarinë Art’s

Nga Ramiz LUSHAJ

Arta është e artë në punën e saj me librin. Edhe emri i librarisë së saj ka kuptim të dyanshëm e të gjithanshëm: Art’s dhe Arta. Të pandarë. Shembëllim i veçantë.
I ngjan bletës punëtore, si një “mbretëreshë” e punës me librin, aq sa pothuaj të gjitha shtëpitë botuese e, shumë nga ata që botojnë libra, edhe ma të shumtë ata që lexojnë libra, shkojnë te libraria e saj Art’s.

Kësisoj dhe për gazetat e përditshme e periodike, edhe ato lokalet, pothuaj të gjitha i gjen te Arta, te libraria e saj Art’s.

Aty është dhe gazeta lokale e rajonale “Tropoja”, gazetë e Tropojës dhe e Qarkut të Kukësit…, gazeta ma e re e shtypit shqiptar. Aty i gjen të katër numrat e kësaj gazete, tue e rendue dhe të pritshmen të dhjetorit 2018.

Arta është “kampione në Shqipëri” për tregtimin e gazetës “Tropoja”, jo se është gazeta e vendlindjes së saj, por duket sikur ajo vet ka lindur për t’u marrë me tregtimin e kulturuar të librit dhe të gazetave e revistave.

Arta Zeneli i shet deri në 40 copë gazeta për çdo numër të gazetës “Tropoja”, (ndoshta dhe ma shumë pasi shet çdo ditë dhe nga numrat e kaluar) çka përbën rekord të lartë në shitjen e kësaj gazete, pas pikës së shitjes së gazetave në Tropojë, me pronar të përkushtuarin Adem Ismailgecin e Geghysenit. Përveç Tropojës, asnjë, askush, në të gjithë Shqipërinë nuk shet gazeta “Tropoja” ma shumë e ma mirë se Arta e Librarisë Art’s në Tiranë, te Stacioni i Trenit, skej Unazës të Tiranës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë