E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Anulohet Festivali Sunny Hill në Prishtinë

Organizatorët e festivalit të muzikës, Sunny Hill kanë njoftuar se kanë anuluar edicionin e sivjetshëm për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ky festival, që për dy vite me radhë është mbajtur në Parkun Gërmia në Prishtinë, ka dërguar në Kosovë, emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Miley Cyrus, Action Bronson, e shumë të tjerë.

“E konfirmojmë me zemër të thyer se Festivali Sunny Hill 2020 nuk do të mbahet në gusht, për shkak të krizës së pashembullt globale të shkaktuar nga Covid-19”, është thënë në njoftim.

Megjithatë, organizatorët kanë shprehur bindjen për mbajtje të festivalit në vitin e ardhshëm.

“Ndonëse jemi të mërzitur se nuk do ta festojmë këtë verë së bashku, ne mezi presim t’ju takojmë më 2021”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 5 milionë persona në gjithë botën janë infektuar me koronavirus.

Prej tyre, mbi 300,000 pacientë kanë vdekur.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë