E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Adriana Matoshi, krenari dhe paragjykim

E njohur për rolet e saj në teatër, filma, seriale e madje e angazhuar gjithashtu edhe në politikë, Adriana Matoshi u lakuashpesh si emër për ndodhitë dhe gjithçka po kalonte.

Shëndet, dashuri, paragjykim.  Ishin këto tri fjalët që e kanëshoqëruar aktoren kohët e fundit.

Para më shumë se një viti Adriana gjeti dhe prezantoi Keith, tëdashurin e saj nga Afrika.

Për hir të së vërtetës, pavarësisht dashurisë dhe adhurimit qëgëzonte nga publiku, Adriana u paragjykua pafundësisht në këtëhistori e kjo për shkak se Keith është 19 vite më i vogël se ajo.

Nga ana tjetër përpos zemrës së shëruar dhe të mbushur plot tëAdrianës, shëndeti i saj dukej sikur kishte edhe një sfidë tjetërpër të kaluar.

Rreth 9 vite më parë, ndërkohë që Adriana ishte shtatzënë me vajzën e vogël u diagnostifikua me tumor në tru.

Shpirti i saj luftarak arriti të triumfonte kundër tumorit dheAdriana më vonë u përfshi në role të ndryshme si aktore duke mos lënë pas as politikën ku u bë deputete në “Vetëvendosje”.

Dhe meqë prekëm sfidën e shëndetit, pak muaj më parë përAdrianën ndodhi një kthim i padëshirueshëm. Tumori.

Edhe në këtë fazë të vështirë Adriana donte të jepte nje mesazhpër jetën dhe këtë e beri me një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, ku përveç mesazhit që dha mori dhe shumëdashuri.

Në Prishtinë në fakt u solidarizuan shumë miq e qytetarë duke bërë një marshim.  Krah Adrianës në këtë rrugë të vështirëqëndronte në çdo moment Keith, dashuria e saj.

Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe arriti të triumfonte edhe nëkëtë sfidë të vështirë dhe u kthye aktive sërish duke mos e humbur as edhe një rast për të dhënë mesazhet e saj përdashurinë dhe jetën.

Adrianën pritet ta shohim sërish në role të reja, të angazhuar nëpolitikë e të tejmbushur me një dashuri që arrin të mbizotërojë mbi çdo gjithçka.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë