E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

13 shtator: në Tiranë, promovohet vepra “Kosova” në tetë vëllime

Nga Rali LURA – Tiranë

Shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni iTeksasit në SHBA, Qendra Shqiptare e StudimeveAmerikane e Britanike (ACBS) në Tiranë dhe “Gazetae Alpeve” (medium PanShqiptat e NdërBallkanik), organizojnë Promovimin e veprës-kolonë të historianitJusuf Buxhovi “Kosova” I-VIII” (në gjuhën shqipe), “Kosova” I,II,III (në anglisht) si dhe “Kosova – historie shkurtër“.

Promovimi mbahet më 13 shtator 2022, në orën11.00, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, nëqendër të Tiranës.

Nderojnë me praninë e tyre akademikë, profesorë e doktorë, studiues, diplomatë, gazetarë etj. ngaShqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Amerika dhe Europa.

Nga Amerika ka ardhë edhe botuesi i veprave tëBuxhovit, veçmas atyre në anglisht, botuesi RamizTafilaj i “Jalifat Publishing” në Huoston-Teksas, SHBA, i cili këto ditë ndodhet në Kosovë, i cili ka shpërndarë veprat e Jusuf Buxhovit në anglisht nëinstitucionet më të larta të Amerikës, në disauniversitete amerikane me famë ndërbotërore, nëKanada etj., si dhe në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Lugina e Preshevës etj.

Në këtë promovim elitar do të nderojnë me praninëe tij edhe Presidenti i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”, Besnik Mustafaj– President i Këshillit tëAmbasadorëve Shqiptarë, ish Ministër i Jashtëm iShqipërisë, një ndër shkrimtarët e publicistët shqiptarëmë të përkthyer e libra të botuar në disa shtete e kontinente të botës.

Gjithashtu, në këtë promovim do të jetë ipranishëm edhe Presidenti i Qendres Shqiptare tëStudimeve Amerikane e Britanike (ACABS), ambasador Islam Lauka, ish ambasdori i parë iShqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, autor i disamonografive për Kosovën etj.

Ky promovim, i organizuar nga “Jalifat Publishin” në Huoston-Teksas, SHBA, Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) dhe Bordit Botues i “Gazeta e Alpeve” (medium PanShqiptar e NdërBallkanik), do të moderohet ngaambasador Flamur Gashi, Ish Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit, me rastin e vizitës  së Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë etj.

Vepra “Kosova e historianit e gazetarit të njohur Jusuf Buxhovi është një nder kombëtar për historinë e brezat, ashtu sikurse për të gjithë pjesmarrësit e ftuar nga bota akademike e diplomatike dhe për mediatshqiptare e të huaja është nderim e vlerësim i  veçantëprania e tyre në këtë promovim elitar të 13 shtatorit 2022, ora 11.00, në Akademinë e Shkencave tëShqipërisë.

Tiranë, 9 shtator 2022

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë