E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

WhatsApp kap 2 miliardë përdorues

WhatsApp ka mbledhur dy miliardë përdorues, nga 1.5 miliardë në fund të 2017. Këtë lajm e bëri të ditur vetë kompania të mërkurën.

Aplikacioni i mesazheve celulare u themelua në vitin 2009 dhe u ble nga Facebook  në vitin 2014. Marrëveshja u vlerësua 19 miliardë dollarë, blerja më e madhe nga gjigandi i mediave sociale deri më tani.

WhatsApp ka fituar 500 milion konsumatorë të rinj gjatë dy viteve të fundit.

WhatsApp e kontrollon teknologjinë e saj të enkryptimit fund e krye fund dhe garanton bisedat. As vetë  WhatsApp nuk mund të lexojë mesazhet ose të dëgjojë thirrjet që bëhen midis përdoruesve, sipas postimeve në blog të WhatsApp. Kjo pasi WhatsApp përdor një teknologji të veçantë, të quajtur teknologjia e kriptimit.

Por teknologjia e kriptimit ka sjellë reagime në të gjithë botën për arsye sigurie. Në Indi, ku WhatsApp ka më shumë përdorues sesa çdo aplikacion tjetër , qeveria ka bërë thirrje për rregullore që i japin asaj akses në të dhënat e koduara. Në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar, ligje të ngjashme janë gjithashtu në diskutim.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi