Dëshira për të sfiduar kohën, për t’u dukur më i ri/e re sa jeni në të vërtetë ka lindur bashkë me njeriun dhe nuk është një shpikje e kohëve moderne, por sigurisht që prania e rrjeteve social e stimulon më së shumti. Ndoshta mund t’i fshihni disa vetes falë ndonjë filtri të smartphone-t tuaj, por sërish nuk mund ta frenoni këtë proces aq natyral. Megjithatë nëse tregoheni të kujdesshëm dhe ndryshoni stilin e jetesës, duke eleminuar e ndryshuar 5 zakonet e mëposhtme, mund të dukeni të rinj e të shëndetshëm në të njëjtën kohë.
1.
Nuk konsumoni yndyrna të tretshme: Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetem që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën. Mos e privoni veten nga ky kompnent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.



