Njeriu i parë në botë që është gjetur mendohet se ka imunitet natyral kundër koronavirusit.
Sipas “BBC” ky burrë ka anti-trupa natyrale kundër virusit të rrezikshëm, mirëpo, si ai mund të ketë edhe të tjerë që nuk janë gjetur akoma. “Unë nuk jam personi i vetëm që kam antitrupa si këta, unë jam vetëm një nga të paktët që janë gjetur”,- ka thënë John Hollis.
Shkencëtarët kanë lajmëruar më herët se koronavirusi mund të shkaktojë dëme në trupin e njeriut duke pasur parasysh gjenetikën. Kjo shpjegonte edhe faktin se përse disa të rinj nga e gjithë bota kanë humbur jetën nga koronavirusi, pavarësisht se nuk kanë pasur asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.



