E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Risia e WhatsApp, të paguash duke bashkangjitur pagesat njësoj si fotot

WhatsApp prezantoi të hënën një sistem, që do t’i lejojë përdoruesit në të gjithë Brazilin të dërgojnë para për individë ose biznese lokale brenda një bisede, duke bashkangjitur pagesat njësoj siç do të bënin me një foto ose video.

WhatsApp është duke punuar me Cielo, operatorin më të madh të kartave të kreditit dhe debitit, për të përpunuar pagesat, ndërsa lajmet për këtë risi rritën aksionet e Cielo me 30%, në një kohë kur rezervat në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe Brazilin, janë gjithnjë e në ulje për shkak të frikës nga një valë e dytë e koronavirusit.

WhatsApp testoi sistemin në Indi në vitin 2018. Pagesa nëpërmjet Whatsappit nëBrazil, do të jetë pjesëmarrja e parë mbarëkombëtare që do të prezantojë mundësinë për të paguar drejtpërdrejt një biznes.

Kompania ka mbi 120 milion përdorues individual në Brazil, tregu i saj i dytë më i madh pas Indisë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi