E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nuk na kishte shkuar në mend! Ja përse Mbretëresha e Anglisë gjithmonë mban çantë dore

Pse mbretëresha e Anglisë mban gjithmonë çantë dore? Është mënyra e saj e komunikimit sekret me stafin.

A keni menduar ndonjëherë se pse mbretëresha Elizabeth II gjithmonë mbanë një çantë dore në publik?

Sigurisht, ajo ka gjithë atë staf që do të kujdeset për çdo gjë që mund t’i duhet, dhe nuk e kemi parë shpesh të nxjerrë diçka nga çanta e saj, por gjithmonë e ka me vete, shkruan lajmi.net.

Ajo në çantë mbanë një pasqyrë, një buzëkuq, një laps, bonbone mente, dhe syzet e leximit. Të dielave ajo mbanë pak para, për donacione në kishë.

Por, qëllimi kryesorë i çantës është që të komunikoj në mënyrë sekrete me stafin kur ajo dëshiron të largohet nga një eveniment social.

Këto janë disa prej komunikimeve që ajo bën me stafin përmes çantës së saj:

Nëse ndërkohë që apo po bisedon me dikë, Mbretëresha e ndërron dorën në të cilën po e mban çantën, kjo do të thotë se ajo dëshiron të përfundoj diskutimin. Mirëpo ju nuk do ta vërenit kurrë këtë veprim sepse është shumë i padallueshëm. Në këtë rast dikush do të afrohej dhe do të thoshte, “zotëri, kryepeshkopi ka shprehur dëshirë të bisedoj me juve”.

Nëse mbretëresha e vë çantën e saj mbi tryezën e bukës, ajo dëshiron që ky eveniment të mbaroj brenda 5 minutave.

Kur ajo e lëshon çantën në dysheme, do të thotë se ajo nuk po e shijon aspak bisedën me juve dhe ka dëshirë që një prej zonjave të pritjes ta ndihmoj.

Veprimi më dramatik, është kur ajo rrotullon unazën. Ky veprim do të thotë se mbretëresha ka nevojë që të “shpëtohet” menjëherë.

Këto po që ishin interesante! Edhe pse të paktë janë personat që kanë pasur rastin ta takojnë mbretëreshën ndonjëherë, mirëpo nuk i dihet fatit… Ndoshta një ditë ju mund të jeni një prej të ftuarve në darkat mbretërore!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi