E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Njerëzit, tani janë më pak inteligjentë

Studimi: Zhvillimi i teknologjisë i ka larguar nga librat.

Ulet indeksi i inteligjencës. Sipas statistikave rezulton se duke nisur nga vitet ’70, rënia është verifikuar me 7 pikë për çdo gjeneratë. Studimi është kryer mbi statistikat e 730 mijë testimeve të bëra nga viti 1970 deri në 2009 nga ekspertët norvegjezë dhe është publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave Proceedings.

Një ndër shkaqet mendohet se është tendenca e mungesës së leximit të librave dhe shpërdorimi i kohës së lirë, veçanërisht me videolojëra.

Ky studim mbi statistikat bie ndesh me studime të mëparshme që kishin treguar se sot fëmijët janë më inteligjentë, duke u bazuar në përmirësimin e ushqimit, shëndetit dhe edukimit.

Ndërkohë që edhe një studim britanik i kohëve të fundit ka arritur në konkluzionin se niveli i inteligjencës është ulur tek brezat e rinj, ulje e cila ka nisur që pas Luftës së II Botërore. Sipas britanikëve, rënia është verifikuar me 2.5 deri në 4.3 pikë më pak për çdo dhjetëvjeçar.

Ndërsa një studim amerikan e lidh inteligjencën tek fëmijët ngushtësisht me konsumin e ushqimit me bazë peshku dhe të lexuarit, si faktorë që ndikojnë në mënyrë thelbësore në rritjen e saj./Klan Plus  

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi