E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mes tyre Obama e Musk, këto janë 22 llogaritë që Putin ndjek në Twitter

Llogaria zyrtare e Vladimir Putinit në Twitter ndiqet nga vetëm 22 persona. Disa llogari që ndjekin kreun e shtetit rus nuk do të habisin askënd, për shembull, platformat mediatike ruse RT dhe Sputnik dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Por mes atyre që Putin ndjek janë edhe aktori Arnold Schwarzenegger dhe miliarderi, Elon Musk. Aty janë edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ish-kryeministri kanadez, Stephen Harper, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

Profesori i asociuar në Universitetin e Melburnit, William Partlett u përpoq ta shpjegonte listën. Ai beson se llogaria e rusit me shumë gjasa drejtohet nga bashkëpunëtorët e tij, por edhe nga ai vetë.

“Shumica e njerëzve priren të mendojnë se ai nuk kalon kohë në internet, dhe nëse e kalon, është shumë, shumë pak kohë”, tha Partlett për news.com.au.

“Ai besonte se pushtimi i shtetit ukrainas do të përfundonte brenda dy deri në tre ditë, dhe tani ne po hyjmë në javën e katërt”, thekson Partlett.

Ai shtoi se platformat e tjera si Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë më të njohura se Twitter në Rusi, por Twitter përdoret si pjesë e strategjisë së informacionit të Kremlinit.

“Sipas kuptimit të tyre, Twitter përdoret nga njerëzit në Perëndim për të publikuar informacione. Është padyshim në anglisht, kështu që nuk është aq i fokusuar në komunitetin rus. Me sa mund të shoh, profili i Putinit është vetëm një mënyrë për të nxjerrë informacione”, tha Partlett.

Ata po përpiqen të shohin përmes Twitterit se sa shumë mund të ndikojnë në Perëndim dhe duke ndjekur Muskub dhe politikanët perëndimorë, ata po përpiqen të prezantojnë veten më legjitim para audiencës perëndimore, beson ai.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi