E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Më 2021 hiqet ndërrimi i orës

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa shtesë për të shfuqizuar llogaritjen e kohës së verës dhe dimrit. Komiteti i Parlamentit Evropian votoi sot me 23 vota për dhe 11 kundër ndalimit të lëvizjes së orës që kishte ndodhur për dekada çdo vit, në pranverë dhe në vjeshtë, transmeton AP.

Mbetet për deputetët të vendosin se çfarë ore – verore apo dimërore – do të miratohen në të ardhmen, ndërsa në BE ka ndryshime në lidhje me cilën nga këto dy orë duhet të bëhet standard.

Shumë shtete anëtare kanë krijuar një ndryshim në kohë gjatë krizës së naftës në vitet 1970 si një përpjekje për të kursyer energji.

Që nga viti 1996, të gjitha vendet e BE-së ndryshojnë orën në të njëjtën kohë.

Propozimi tani shkon përpara Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi