E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Jordani, arkeologët zbulojnë një kompleks gjuetie 9000 vjeçar

Vendi i ritualit në shkretëtirën jordaneze përmban disa nga “strukturat më të hershme të botës në shkallë të gjerë të ndërtuara nga njeriu”. Arkeologët besojnë se dikur është përdorur nga gjuetarët e drerëve.

Arkeologët kanë zbuluar një kompleks të lashtë në një shkretëtirë të largët në Jordani, që besohet se është përdorur nga gjuetarët e drerëve pothuajse 9000 vjet më parë.

Kompleksi, ku njerëzit besohet se kanë kryer rituale për të gjuajtur gazelat, është pjesë e një kampingu që ishte gërmuar nga një ekip arkeologësh francezë dhe jordanezë tetorin e kaluar. Ekipi gjeti gjithashtu më shumë se 250 artefakte, duke përfshirë dy statuja me gdhendje të fytyrave të njeriut dhe figura të shkëlqyera kafshësh në vendin e ritualit.

Kampingu ndër më të vjetrit nga Epoka e Gurit

Sipas arkeologëve, figurat e kafshëve janë përdorur nga njerëzit për t’iu lutur forcave të mbinatyrshme për sukses në gjueti.

Përveç artefakteve, ekipi gjeti mure të gjata guri konvergjente, të dizajnuara për të kapur gazelat në një rrethim. Këto mure, të njohura si “çarqet e shkretëtirës”, ishin disa kilometra të gjata.

Megjithëse çarqet e shkretëtirës gjenden në rajone të tjera të thata të Lindjes së Mesme dhe Azisë jugperëndimore, ato të zbuluara në Jordani besohet të jenë më të vjetrat, më të ruajturat dhe më të mëdhatë, thonë ekspertët.

‘Çarqet e shkretëtirës’ janë strukturat më të hershme të njohura njerëzore

Çarqet e shkretëtirës janë “strukturat më të hershme të ndërtuara nga njeriu në shkallë të gjerë, të njohura në mbarë botën deri më sot”, tha në një deklaratë ekipi i Projektit Arkeologjik Badia Juglindore (SEBA).

“Ato dëshmojnë për rritjen e strategjive jashtëzakonisht të sofistikuara të gjuetisë masive, të papritura në një hark kohor kaq të hershëm,” shtoi SEBA. Një nga bashkëdrejtorët e ekipit arkeologjik, Wael Abu Azizeh, tha se kompleksi i ritualit nuk kishte “asnjë rival në botë nga Epoka e Gurit”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi