E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Instagram do t’i zërë vendin Twitter si burim lajmesh

Raporti i ri “Digital News Report 2020” i Reuters Institute raporton BBC, zbuloi se përdorimi i Instagram për lajme është dyfishuar që prej vitit 2018.

Trendi është më i theksuar në mesin e të rinjve. Thuhet se rreth një e katërta e të rinjve britanikë të moshës 18 – 24 vjeç e ka përdorur Instagram si burim lajmesh për koronavirusin. Por, platformat e rrjeteve sociale ishin edhe ndër burimet më pak të besueshme.

26% e të intervistuarve thanë se u besojnë rrjeteve sociale si burim informacioni për virusin. Po e njëjta përqindje njerëzish deklaroi se u besojnë lajmeve që shpërndahen nëpërmjet aplikacioneve të chat si Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Në anën tjetër, 59% e të intervistuarve thanë se u besonin qeverive kombëtare dhe agjencive të lajmeve. Tashmë, Instagram përdoret nga më shumë se një e treta e të gjithë të anketuarve në sondazh dhe nga dy të tretat e të anketuarve nën moshën 25 vjeç. 11% e përdorin Instagram për lajme, duke e renditur një pikë pas Twitter.

“Instagram është bërë shumë popullor në mesin e të rinjve” – tha Nic Newman, autori kryesor i raportit. “Ata reagojnë vërtet mirë ndaj stories që tregohen në mënyrë të thjeshtë dhe me imazhe vizive”.

Stories e muajve të fundit kanë pasur përfshirje masive në platformë – si ndryshimet klimatike, lëvizja Black Lives Matter, koronavirus.

“Jo domosdoshmërisht, një aplikacion zëvendëson tjetrin” – tha z. Newman. Ata mund të përdorin Facebook dhe Instagram, apo Twitter dhe Instagram”.

Instagram, në pronësi të Facebook, për mënyrën se si tregohen strories “mbetet në mënyrë të pabesueshme i rëndësishëm” – shtoi ai. Facebook ka në pronësi gjithashtu WhatsApp.

Rritje e përkohshme e besimit

Vetëm 38% e njerëzve deklaruan se ata u besonin lajmeve në pjesën më të madhe të kohës. Më pak se gjysma, 46%, deklaruan se u besonin vetëm burimit të tyre të parapëlqyer të lajmeve.

Në këtë studim u morën në vëzhgim 40 vende. Vetëm 6 prej tyre, pjesa më e madhe e të anketuarve, u përgjigjën se i besonin “pjesës më të madhe të lajmeve në shumicën e kohës”. Besimi është veçanërisht i ulët në Mbretërinë e Bashkuar, ku vetëm 28% e të anketuarve e mbështeti deklaratën. Kjo shifër është 12 pikë përqindje më e ulët se në raportin e vitit 2019.

Rënie e besimit te lajmet u pa edhe në Kili dhe Hong-Kong. Në të dyja vendet janë zhvilluar protesta të dhunshme në rrugë – e megjithatë renditen më lart krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar, me 30% secili. Por gjërat kanë ndryshuar në mënyrë domethënëse gjatë krizës së koronavirusit.

Besimi është një e mirë e paçmueshme për gazetarët, që, ashtu si çdo e mirë sociale, shkatërrohet lehtësisht, por nuk krijohet aq thjesht. Ruajtja e besimit në kohën e rrjeteve sociale bëhet çdo ditë që kalon edhe më e vështirë, pasi teoritë konspirative bëhen virale, vërtetësia shpesh sakrifikohet në altarin e lajmeve virale dhe vetë ideja e vërtetësisë është aq e diskutueshme – shkruan Amol Rajan, media editor.

Lajme të paanshme

Në mesin e gjithë kësaj analize të problemeve me besimin, pjesa më e madhe e njerëzve – ata që raporti i cilëson “shumica e heshtur” – parapëlqen atë që e konsideron një lajm “objektiv”. Autorët e studimit nuk e bënin këtë pyetje që prej vitit 2013, që kur është rritur përdorimi i opinionit dhe qëndrimi i hapur në raportimin e lajmeve.

Në nëntë vende, ku u konstatua kjo gjë, të gjithë thanë se parapëlqenin lajme që vinin nga burime “pa pikëpamje”

Kjo tendencë është më e fortë në Gjermani, Japoni, Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkë,  “të gjitha vende me agjenci publike të forta dhe të pavarura” – thekson studimi. Në të kundërt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “ku politika dhe media janë bërë gjithnjë e më shumë përkrahëse me kalimin e viteve”, një numër në rritje njerëzish thanë se preferonin lajme me nje qëndrim te caktuar.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi