E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Facebook feston 21 vjetorin e themelimit: Historiku i krijimit nga Mark Zuckenberg dhe katër nga shokët e tij të dhomës

Më 4 shkurt 2004, Mark Zuckerberg dhe katër shokët e tij të dhomës, ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit, lançuan “TheFacebook.com”, që më vonë u bë Facebook. Ky moment shënon 21 vjetorin e krijimit të një prej platformave më të fuqishme të komunikimit në botë.

Nga një projekt fillestar për studentët e Harvardit, Facebook u shndërrua në një motor masiv të lidhjesh shoqërore që ka transformuar mënyrën se si njerëzit lidhen, si bizneset gjenerojnë të ardhura, si politikanët fitojnë pushtet dhe si informacioni qarkullon nëpër komunitete dhe kultura të ndryshme.

Fillimisht i kufizuar për studentët e Harvardit, Facebook u zgjerua më pas për universitete të tjera dhe më vonë për çdo individ mbi 13 vjeç. Rritja e shpejtë e platformës solli një vlerësim prej 104 miliardë dollarësh në vitin 2012. Në vitin 2014, Sheryl Sandberg, shefe e veprimtarive në Facebook, shpjegoi se Zuckerberg gjithmonë kishte pasur një vizion më të madh se sa një kompani, duke synuar ndërlidhjen e njerëzve në mbarë botën.

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të përdoruesve dhe të ardhurave, Facebook është përfshirë në disa skandale të lidhura me privatësinë dhe shitjen e të dhënave personale të përdoruesve. Për këtë, Zuckerberg u detyrua të përballet me autoritetet amerikane.

Sot, Facebook mbetet një nga platformat më të fuqishme për komunikim, reklamim dhe përhapjen e informacionit në nivel global, duke ndryshuar përgjithmonë dinamikat e shoqërisë moderne.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi