E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Facebook dhe Instagram po mbyllen?!

Në raportin e tij vjetor drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, autoriteti financiar i vendit, “Meta” paralajmëroi të enjten e kaluar se nëse nuk miratohet një kuadër i ri dhe kompania nuk mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve, me siguri do të duhet të largohet. Në raport, Meta pretendon se është jetike për biznesin e saj që të përpunojë të dhëna si në BE ashtu edhe në SHBA për të bërë që operacionet e saj dhe biznesi i shënjestrimit të reklamave të funksionojnë në mënyrë të përsosur.

“Nëse nuk jemi në gjendje të transferojmë të dhëna mes vendeve dhe rajoneve në të cilat operojmë, ose nëse jemi të kufizuar nga shkëmbimi i të dhënave midis produkteve dhe shërbimeve tona, kjo mund të ndikojë në aftësinë tonë për të ofruar shërbimet tona, mënyrën në të cilën ne ofrojmë shërbimet tona ose aftësia jonë për të synuar reklamat”, – thuhet në deklaratë.

Meta shpreson të gjejë një marrëveshje të re në vitin 2022, por nëse kjo nuk ndodh, kompania sheh një të ardhme të tmerrshme për rrjetet e saj sociale në BE:

“Nëse një kornizë e re e transferimit të të dhënave transatlantike nuk miratohet dhe ne nuk jemi në gjendje të vazhdojmë të mbështetemi në SCC ose të mbështetemi në mjete të tjera alternative të transferimit të të dhënave nga Evropa në Shtetet e Bashkuara, ne nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë një numër nga produktet dhe shërbimet tona më të rëndësishme, duke përfshirë Facebook dhe Instagram, në Evropë, të cilat do të ndikonin negativisht në biznesin tonë, gjendjen financiare dhe rezultatet e operacioneve”

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi