Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Facebook dhe Google do të lejojnë punëtorët e tyre të punojnë nga shtëpia edhe në pjesën e ngelur të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas BBC, shefi ekzekutiv i Google Sundar Pichani ka njoftuar se personeli që ka mundësi t’i kryejë detyrat nga shtëpia, mund të vazhdojë me mënyrën e këtillë të të punuarit deri në fund të vitit.
Ndërkaq, punojësit të cilët e kanë patjetër të kthehen në zyra, do të fillojnë punën nga muaji korrik në kuadër të masave të zgjeruara të sigurisë.



