E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjumi i prindërve reduktohet në gjashtë vitet e para të fëmijëve

Megjithatë, kur fëmijët ishin mes moshës 4-6 vjeç, kohëzgjatja e gjumit ishte edhe më e shkurtër, 20 minuta te nënat dhe 15 minuta te baballarët.

Prindërit e rinj janë paralajmëruar: një fëmijë mund të provokojë gjumë të pakët, sidomos në tre muajt e parë të lindjes së një fëmije, por, çrregullimet e gjumit vazhdojnë për të dy prindërit, derisa ai të mbushë gjashtë vjeç, sipas studimit të kryer nga Universiteti i Warwick, botuar në revistën ”Sleep”.

Studiuesit britanikë, në bashkëpunim me Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike dhe Universitetin e West Virginias, kanë studiuar gjumin e 4 659 prindërve që kishin një fëmijë.

Në tre muajt e parë pas lindjes, nënat ishin duke fjetur në mesatarisht një orë më pak sesa para shtatzënisë, ndërsa kohëzgjatja e baballarëve binte me 15 minuta.

Megjithatë, kur fëmijët ishin mes moshës 4-6 vjeç, kohëzgjatja e gjumit ishte edhe më e shkurtër, 20 minuta te nënat dhe 15 minuta te baballarët.

“Gratë kanë prirjen të përjetojnë më shumë prishje të gjumit sesa burrat, pas lindjes së një fëmije”, kjo është për shkak se “nënat janë më shpesh roli primar krahasuar me baballarët”, shpjegon Sakari Lemola i Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Warwick.

“Ndërsa dëshira për të pasur fëmijë është një burim i madh gëzimi për shumicën e prindërve, është e mundur që shumë nevoja dhe përgjegjës të lidhen me rolin e një gjumi më të shkurtër dhe një cilësie të reduktuar gjumit deri në 6 vjet nga lindja e fëmijës së parë”, theksoi ai. /ATSH

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi