E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zbulohet shtëpia ku Shekspiri shkruajti veprën “Romeo dhe Zhulieta”

Shtëpia e Shekspirit në Londër, në të cilën ka shkruar veprën “Romeo dhe Zhulieta”, sapo është zbuluar falë kërkimeve më të fundit.

Historiani Xhofri Marsh ka një dhjetëvjeçar që analizon të dhëna të ndryshme për të kuptuar me saktësi se ku jetonte Shekspiri gjatë viteve 1590.

Marsh i nisi kërkimet menjëherë pasi u zbulua teatri elizabetian në Shorediç të Londrës Lindore, 2008. Historiani donte të dinte nëse Shekspiri ka qenë ende gjallë kur veprat e tij po shfaqeshin në atë teatër.

Studimet e mëparshme kanë dhënë idenë se Shekspiri ka jetuar në Londrën Qendrore, pranë Stacionit të Rrugës Liverpul, pasi u shfaq në regjistrat e taksapaguesve në vitet 1597-98. Por vendi i saktë nuk u identifikua asnjëherë.

Sipas Marsh, provat sugjerojnë se Shekspiri ka jetuar në një banesë me pamje nga oborri i kishës së Shën Helenës, në atë rrugë, si qiramarrës i “Kompanisë së Lëkurëshitësve”, një grup që organizonte tregtinë elizabetiane të lëkurës.

“Vendi ku Shekspiri jetonte në Londër na jep një kuptim më të qartë të aspiratave të tij në lidhje me punën dhe jetën private”, tha Marsh, i cili është edhe drejtor i Departamentit të Teatrit dhe Interpretimit te Muzeut “Viktoria dhe Albert”.

Ai shton se të jetuarit në një qytet si Londra e kanë rritur statusin e Shekspirit teksa zhvillonte karrierën, duke kërkuar një emblemë familjare dhe duke bërë plane që të jetonte në një shtëpi të shtrenjtë në Stratford.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë