E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Venecia tashmë bëhet me biletë, turistët duhet të paguajnë për ta vizituar

Këtë vit turistët do mund të shijojnë bukuritë e Venecias kundrejt një tarife prej 5 eurosh.

Autoritetet italiane kanë njoftuar se do të kufizojnë numrin e turistëve në Venecia. Para pandemisë rreth 100,000 turistë e vizitonin qytetin çdo ditë. Nga viti 2022, udhëtarët do të mund të vizitojnë qytetin vetëm pasi të kenë blerë biletën e tyre prej 5 eurosh në internet.

Bileta do të jenë të vlefshme vetëm për një ditë. Bashkia argumenton se qëllimi i këtij vendimi është të dekurajojnë turizmin një ditor, turistët që vijnë dhe ikin brenda ditës, sepse ata e lodhin dhe stresojnë qytetin.

Gjithashtu do të vendosen porta të mëdha për të mbyllur hyrjet kryesore në qendrat historike të qytetit dhe do të instalohen 500 kamera për të monitoruar fluksin e vizitorëve.

Kamerat do të kontrollohen nga policia e vendit në çdo moment nëpërmjet një aplikacioni të dedikuar në celular.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë