E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Recitali i shumëpritur i Ermonela Jahos në Bilbao, përcillet me emocione të forta

Në Bilbao të Spanjës është realizuar mbrëmë një koncert me emocione të forta, mjeshtrinë e të cilave protagonistja e zotëron si pakkush tjetër.

Bëhet fjalë për sopranon shqiptare, Ermonela Jaho, e cila këndoi nën shoqërimin e koncert maestër Rubén Fernández Aguirre.

Koncerti u dha në “Teatro Arriaga”. Vetë drejtuesit e teatrit të Bilbaos u shprehën se, kjo ishte ngjarja më e shumëpritur në morinë e produksioneve të këtij sezoni.

“Një nga datat më të pritura muzikore dhe lirike të sezonit është gati të ndodhë: Ermonela Jaho, e cila ka tronditur së fundmi Nju Jorkun, mbërrin në Teatrin Arriaga”, shkruhej në faqen online të teatrit.

Sopranoja shqiptare, fama e së cilës prej kohësh është ndërkombëtare, këndoi mbrëmë në Bilbao këngë dhe arie franceze e italiane, të cilat u vlerësuan nga profesionistët për “intensitetin e pastër dhe emocionin e vërtetë”.

Recitali përbëhej nga 5 blloqe, gjatë të cilave të pranishmit dëgjuan pjesë nga Bellini, Donizetti, Verdi, Mascagni, Massenet e të tjerë. Finalja ju dedikua Puccini-t, duke e mbyllur mbrëmjen me “Madama Butterfly”./ atsh / 

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë