Përpara kurorëzimit historik të Mbretit Charles në Westminster Abbey javën e ardhshme, një bust i Mbretit në madhësi reale është bërë nga më shumë se 17 litra çokollatë të shkrirë.
Busti i çokollatës peshon mbi 23 kg dhe u deshën katër javë për t’u krijuar. Ai u dizenjua nga një ekip ekspertësh çokollatash dhe krijuesish modelesh, të cilët projektuan me kujdes profilin e ‘ëmbël’ të Mbretit për t’i ngjajtur atij sa më shumë që të jetë e mundur.
Çokollata të ndryshme nga marka e ëmbëlsirave Celebrations i kanë shtuar nuanca të ëmbla elementeve të bustit.



