E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Qyteti i madh i braktisur i “Kështjellave të Disney-t”

Ai që supozohej të ishte një kompleks luksoz për të huajt e pasur është shndërruar në një qytet fantazmë i frikshëm në Turqi

Gjatë shekujve të kaluar, fuqia dhe ndikimi i monarkive europiane në politikën e vendeve të tyre përkatëse mund të jetë zvogëluar, por kështjellat dhe pallatet madhështore kanë rezistuar. Ka diçka në lidhje me ekstravagancën dhe pasurinë e pamohueshme të ndërtesave që i bën ato plotësisht të përjetshme.

Ndoshta kjo ishte arsyeja që i shtyu vëllezërit Yerdelen, sipërmarrësit turq të pasurive të patundshme, të ndërtonin një fshat të quajtur Burj Al Babas, me 732 mini-kështjella afër Detit të Zi.

Në fund të fundit, kishte kuptim: Të huajt e pasur të painteresuar për jugun e Francës ose skajin verilindor të Spanjës mund të shijonin klimën mesdhetare në tarracat e stilit gotik me pamje nga pylli i harlisur turk. Për të mos përmendur, zhvilluesit e projektit, Sarot Group (drejtuar nga vëllezërit dhe partneri i tyre Bülent Yılmaz), zgjodhën me kujdes vendin për mbretërinë e vogël: në qytetin romak të Mudurnu, i cili është i njohur dhe i dashur për të burimet termale dhe ujërat shëruese. Çdo vilë ka ngrohje nën dysheme dhe xhakuzi në çdo kat, duke përforcuar idenë e luksit europian në Lindjen e Mesme.

Pastaj ekonomia e Turqisë hyri në një bllokim të rëndë për shkak të një grushti shteti politik të dështuar, sulmeve terroriste dhe, natyrisht, pandemisë, zhvilluesit u detyruan të shpallnin falimentimin. Për më tepër, investitorët dhe blerësit tërhoqën paratë nga projekti 200 milionë dollarësh, i cili nuk i ndihmoi shpresat e rimëkëmbjes së Sarot Group, dhe lugina e dikurshme e mbushur me prona u bë një lagje me strehëza boshe, gjysmë të përfunduara.

Nga larg, lagjja me çati gri duket si skena e një filmi të Disney-it, ndoshta si tek përralla “E bukura dhe Bisha”, por, pasi t’i shohësh më nga afër, Burj Al Babas mburret me një ndjesi të frikshme post-apokaliptike, me radhë kështjellash pjesërisht të përfunduara, peizazhe të çrregullta dhe pa shenja jete. Fshati i zbrazët është drithërues, si një qytet vezullues i shkatërruar nga lufta.

Getty Images

Burj Al Babas përbëhet nga më shumë se 700 kështjella shumëkatëshe, gjysma e të cilave ishin shitur deri në vitin 2019. Pas një serie ngjarjesh fatkeqe botërore, ekonomia e Turqisë u tkurr, duke e lënë të pasigurt fatin e fshatit.

Me detaje arkitektonike të zbukuruara nga frymëzimet gotike, duke përfshirë harqe me majë dhe kupola me vija, kështjellat pothuajse identike rreshtohen në rrugët gjarpëruese pak jashtë qytetit romak të Mudurnusë. E gjithë kjo lagje ka një atmosferë të ftohtë të pasluftës.

Zhvilluesit e projektit zgjodhën një luginë masive rrëzë maleve veriperëndimore të Turqisë për të tërhequr arabë nga vendet e Gjirit. Çdo kështjellë mburret me një pamje të mrekullueshme të natyrës që ofron.

E mbuluar me një shtresë të hollë bore, Burj Al Babas merr një pamje më përrallore.

Ajo që dikur ishte një parajsë e frymëzuar nga Europa në Lindjen e Mesme tani është e mbushur me materiale ndërtimore të braktisura, duke e bërë atë një qytet fantazmë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë